Facebook Twitter Instagram Pinterst
Tel: +355 44 806 061
info@globe.al

Filozofia jonë në dy fjalë është: Cilësi dhe Kursim.

Sekreti i suksesit tonë është që ne shpenzojmë  kohën e duhur për të njohur klientët tanë, duke na dhënë mundësinë t`iu ofrojmë një shërbim të personalizuar me çmime konkurruese.

Globe ka zgjeruar aktivitetin e saj me markat prestigjoze të tilla si Electrolux, Aeg, Zanussi, Siemens, Panasonic,Philips, Samsung, Hitachi, Gree, Bosch, Delonghi, Faber, Blanco,etj

Kompania vepron në fushën e shitjeve me pakicë dhe shumicë, dhe ka shënuar progres të vazhdueshëm përgjatë viteve, ky progres është arritur falë fokusit primar ndaj kërkesave të klientëve, cilësisë së lartë të produkteve, stafit të kualifikuar dhe strategjive dinamike të biznesit tonë.

Kjo është faqja e parë e specializuar e shitjeve online me një gamë të gjerë produktesh elektroshtëpiake dhe elektronike në Shqipëri.

Vlerat tona

·         Cilësi e lartë e produkteve

·         Staf i kualifikuar

·         Përgjegjësi profesionale

·         Efikasitet ne shërbimet tona

 Prej katërmbëdhjetë vjetësh ne jemi novatorë, duke iu ofruar teknologji të reja dhe shërbime që përmirësojnë jetën tuaj të përditshme. Ne vazhdojmë të qëndrojmë në krye, në saj të strategjisë dinamike të biznesit tonë dhe të punës së shkëlqyer të stafit tonë të kualifikuar në rrjetin e dyqaneve tona në të gjithë Shqipërinë.

Vlerat e kompanisë “Globe” mbështeten dhe promovohen në vazhdimësi , jo vetëm nga mjetet e komunikimit të brendshëm, por edhe nga shembulli personal i drejtuesve dhe i punonjësve që reflektohet çdo ditë.

 Vizioni ynë është: “Cilësia është kursim”

• Ne jemi të gatshëm të bëjmë të lumtur klientët tanë.

• Ne flasim gjuhën e klientëve tanë,ne përmbushim kërkesat e tyre.

• Ne kemi njohuritë, mjetet dhe kualifikimin e duhur për t’u dhënë atyre këshillat e nevojshme dhe të drejta.

• Ne ofrojmë çdo ditë më të mirën për të mbështetur strategjinë dinamike të kompanisë tonë.

• Ne trajnohemi dhe bëhemi gjithnjë e më të zotë dhe më efektivë.

• Ne e respektojmë dhe e ndihmojmë njëri-tjetrin për të vepruar në mënyrë efektive si një ekip i fuqishëm.

• Ne i shfrytëzojmë të gjitha pikat e kontaktit dhe rrugët e shpërndarjes.

• Ne jemi përgjegjës për rezultatet e kompanisë.

• Kompania i njeh dhe i shpërblen më të mirët.

• Konkurrentët tanë nuk mund të na arrijnë.

• Ne jemi krenarë që punojmë me ju.

• Ne do vazhdojmë të jemi pranë jush, sepse lidhja jonë me ju është një lidhje për gjithë jetën.