Facebook Twitter Instagram Pinterst
Tel: +355 44 806 061
info@globe.al
Globe zyrtarisht një Superbrands!

 

 

Globe zyrtarisht një Superbrands! Globe nderohet me çmimin ‘’Superbrands’’, si kompania më e mirë në Shqipëri nga autoriteti ndërkombëtar i çertifikimit të markave Superbrands, i cili garanton të identifikojë markat që performojnë dhe janë më të mirat në fushën e tyre. Globe është në treg si lider në inovacion prej tashmë 16 vjetësh , duke tregtuar pajisje elektroshtëpiake dhe elektronike të cilat përmirësojnë jetën tonë të përditshme. Globe operon me një rrjet të madh dyqanesh në gjithë Shqipërinë dhe vjen duke u rritur. Suksesi i Globe është tek afërsia që kompania ka me klientët, duke ju ofruar shërbim të personalizuar me çmime konkurruese.

 

Vlen të theksohet gjithashtu se Globe, tashmë një lider në tregun shqiptar ka një bashkëpunim të ngushtë me markat më të mira në botë si: Aeg, Electrolux, Zanussi, Samsung, Blanco, Gree Air Conditioner, Siemens, Bosch, Gaggenau, Liebherr, Philips, Hitachi, Panasonic, Faber, Delonghi, Tefal, Rowenta, Wmf, Hurom, Indesit, Ariston, Doogee, Fluo,Dell, HP,etj.. Globe është zgjedhja e pare për shumë klientë të cilët duan të përfitojnë nga ofertat, cilësia e produkteve dhe shërbimeve që kompania mundëson, gjithashtu edhe blerjen e produkteve me 0% interes dhe garanci edhe pas shitjes, duke qenë më pranë nevojave të konsumatorëve.

 

Ndryshimi ndermjet "rezistent ndaj ujit" dhe "kunder ujit"

 

Ndryshimi ndermjet Rezistent ndaj ujit dhe Kunder ujit 

(water resistant vs Waterproof) 
Nje telefon eshte rezistent ndaj ujit ose kunder ujit. Per te percaktuar se sa rezistent eshte ai sherben certifikata ip67. 
Ip-do te thote mbrojte nga hyrja (Ingress Protection).
Numri pare eshte nga 0-6 dhe perfaqeson mbrojtjen nga pluhurat dhe sa me i larte te jete numri aq me rezistent ndaj pluhurit eshte pajisja. 
Numri dyte eshte nga 0-9 dhe perfaqeson mbrojtjen nga uji dhe sa me i larte te te jete numri aq me rezistent ndaj ujit eshte pajisja. 
Keshtu nje telefon me ip67 sikurse eshte Samsung Galaxy s5 ka nje mbrojtje maksimale ndaj pluhurave dhe nje mbrojtje ndaj ujit ne thellesine 1m per 30 minuta. 
Keshtu me rritjen e presionit te ujit ( rritjen e thellesise ) ose me zgjatjen e kohes se qendrimit te celularit ne uje rrezikon qe telefoni te fusi uje. 
Galaxy S5 eshte rezistent ndaj ujit por jo kunder ujit. 
IP67 nuk ka te beje vetem me thellesine e ujit por ka te beje gjithashtu me presionin e ujit. 
Me rritjen e presionit te ujit ne telefon rrezikohet demtimi tij. 
Telefoni juaj mund ti rezistoje lagies nga shiu por nuk mund ti rezistoje nje rrjedhje uji me presion.
 
Informacione dhe këshilla sesi të zgjidhni aspiratorin perfekt për kuzhinë

 

 Me shumëllojshmërinë e linjave të dizenjove për aspirator kuzhine, nga ofertat më të mira për një zgjedhje bashkohore duke përmbushur të gjitha shijet dhe buxhetet, te jeni te sigurt qe do te gjeni aspiratorin që ju dëshironi. Por nëse ju nuk jeni I sigurt për zgjedhjen tuaj, kur vjen çështja  tek prakticiteti ose instalimi, ne po iu japim disa këshilla qe duhen ditur.

       Aspirator me nxjerrje te ajrit jashte apo Riqarkullim? Sido që të jetë e mundur, është më mirë me nxjerrjen jashte te ajrit, që do të thotë që avujt dhe erërat  nxirren jashtë. Kjo metod qarkullimi  jo vetëm që nxjerr të paktën 30 % më tepër ajër  se aspiratorët me metodë riqarkullimi por gjithashtu  modelet me kanale qarkullimi  nuk kane nevojë për filtra karboni të cilat janë të nevojshme të ndërrohen çdo dy-tre muaj nëse ajri riqarkullohet. Gjithashtu, ndërkohë që aspiratorët që përdorin metoden e riqarkullimit I cili ndihmon të reduktoj erërat e gatimit, ato nuk mund të reduktojnë avujt  ose kondesimin ashtu siç aspiratorët me qarkullim mund ta kryejnë.

            1Mendoni praktikisht – kur zgjidhni një aspirator ishull, sigurohuni që tavani të jetë I trashë  në mënyrë që të ketë forcë të përshtatshme të mbaj peshën e aspiratorit.

            2.Merrni në konsideratë rrugën që ndjekin kanalet e  qarkullimit – Ju do të keni të nevojshme gjithshtu të merrni në konsideratë rrugën që do ndjekin për  qarkullim dhe nëse tavani juaj ka tra, gjeni drejtimin e duhur ku ato duhet të dalin. Për të rritur efiçencën e përdorimit mundohuni të mbani një numër sa më të vogël kthesash  dhe shmagni  përdorimin e  ngushtuesve (p.sh tuba me diametër më të vogël) pasi do të reduktojnë  shume performancën  dhe do të rrisin nivelin e zhurmës.

            3.Maksimizoni sasine e ajrit te nxjerre – nëse ju keni një  shtëpi me konstrukt e cila ka nje strehë, është një ide e mirë të shtoni një pjesë në brendësi të strehës, I cili mban dhe ruan tymrat dhe avujt  përpara se motori  ti nxjerri  ato jashtë.

          4.Mendoni për zhurmën – nëse ju keni një kuzhinë të madhe dhe njekohesisht vendi  ku ju qëndroni në kuzhinën tuaj, është vërtet e vlefshme të zgjidhni një aspirator të qetë. Aspiratoret me teknlogjine silencioze, për shembull, siguron që disa nga këto aspiratorë të  funksionojnë vetëm me 49 deciBel duke e vendosur ne rangun e  zhurmes më të ulët, e cila nuk do të ndërprese vazhdimësinë e bisedës tuaj.

          5.Mësoni sesi të merrni maksimumin nga aspiratori juaj – për të hequr erën e kuzhinës në mënyrë sa më efiçente, kini parasysh të ndizni aspiratorin tuaj përpara se të filloni të gatuani dhe pastaj e lini të vazhdoj me shpejtësinë më të ulët, si dhe disa minuta pasi ju të keni përfunduar gatimin. Disa nga aspiratorët më të mirë të gatimit  janë të pajisura  me një kronometër funksional që mund ta vendosi aspiratorin të fiket për pesë minuta pasi ju keni përfunduar gatimin.

         6.Lejoni të mendojë aspiratori për ju – disa nga aspiratorët më të mirë  ishuj, kanë veçori të sensorëve kontrollues të avancuara, përmes të cilave aspiratori ndjen errërat dhe avujt  duke iu mundësuar fokusimin tek  gatimi dhe të zbaviteni më miqtë tuaj. 

Keshilla te thjeshta per te zgjedhur furren tuaj

 

Keto 5 keshilla do ju ndihmojne  qe te zgjedhni furren e pershtashme per kuzhinen tuaj,per ushqimin dhe menyren se si ju pelqen te  gatuani.

1-Per cfar madhesie keni nevoje?

Vetem mateni hapesiren e lire ne kuzhinen tuaj per te pare nese madhesia e furres njeshe, dopjo ose e ndare eshte perfekte per kuzhinen tuaj.

Diferenca me e madhe ndermjet madhesive eshte lartesia  ( furra njeshe 60 cm, Furra dyshe 72-80 cm, dhe furra e ndare 45 cm) dhe kapaciteti I tyre, gjeresia dhe thellesia e tyre jane pak a shume njesoj.

2-Ku duhet ta ve furren?

Ju keni 2 zgjedhje te mundshme per pozicionimin e furres tuaj.

1-      Vendoseni siper kabines se mobiljes.

2-      Vendoseni poshte tavolines se punes se mobiljes tuaj.

3-Si te gatuani ushqimet tuaja?

-Nese ju e perdorni shume zgaren atehere zgjedhni nje furre me zgare te ndare ne menyre qe te keni me shume hapesire dhe fleksibilitet.

 -Nese ju pelqeni ushqimin e skuqur, nje furre konvencionale eshte perfekte.

 -Nese ju jeni duke pjekur dhe doni nje shpejtesi gatimi, furra Fan jo vetem qe gatuan me shpejt, por ajo nxehet 25 % me shpejt se furrat e tyre.

 -Pelqeni ushqimin ne zgare,te skuqur dhe te pjekur? Nuk ka problem. Zgjedhni nje furre multifunksionale dhe ju mund te gatuani cfar te doni.

 -Nese ju kerkoni qe te gatuani nje ushqim me arome te mire dhe te ushqyeshem, atehere zhjedhni nje furre me opsionin ekstra te avullit, qe eshte dhe idelae per shkrirjen.

4-Sa shume doni te gatuani?

Kapacitei I nje furre shikohet nga hapesira e perdorshme e zgavres se furres,qe matet ne litra.

Vaktet e medha dhe kapaciteti per te cilin keni nevoje.

-Ushqim per 1-2 persona nje kapacitet prej 35-40 litra eshte e mjaftueshme.

-Per te gatuar per 3-4 persona shkon 40-70 litra.

-Per te gatuar per 4 persona e siper zgjedhni nje furre me kapacitet mbi 70 litra.

Numri rafteve gjithashtu ndikon ne sasine  e ushqimit qe doni te gatuani ne te njejten kohe. Nese ato jane te levizshme sa me shume rafte aq me mire eshte.

5- Lehtesi pastrimi?

Nese pastrimi nuk eshte pika juaj me e forte, zgjedhni nje furre qe pastrohet lehte.

Modelet me oxhak katalitik thithin yndyren dhe ciklat e saj, dhe filtruesit e oxhakut duhet te zevendesohen  ne momentin qe ato kane nevoje te behen.

Modelet e rangut te larte/me nje game te gjere perdor nje temperature te larte te sistemit pirolitik, e cila I kthen mbeturinat ne hi ,te cilin ju mund ta pastroni lehte me nje cope , nuk eshte  e nevojshme qe te perdorni produkte pastrimi.

5 keshilla te thjeshta per te zgjedhur pjanuren tuaj

 Gjeni pjanuren e duhur per ju duke u bazuar ne  keto 5 keshilla 

  •    Per cfare madhesie kam nevoje?

 -Konsiderojeni qe tavolina e punes duhet te jete minimumi 25-30mm  qe ka nevoje per tu pershtatur dhe qe te kete ventilimin e duhur.

-Nje pjanure standarte 60 cm me 4 zona gatimi do te bente pune per shume njerez,vetem nese ju gatuani per shume persona ose keni nje hapesire te kufizuar.

-Nese ju keni me shume hapesire dhe shijoni gatimin e vakteve te medha, ju mund te zgjidhni nje pjanure me  madhesi 75 cm, 80 cm ose edhe 90 cm ,keshtu ju do te keni 6 zona gatimi ne pjanuren tuaj.

-Nguliteni ne mendje qe pjanurat me gaz 70-75 cm zene te njejtin vend sa pjanurat 60 cm, keshtu qe ju mund te vendosni  nje ne nje celes automatik ekzistues pa bere modifikime ne tavolinen e punes.  

  •  Cfar lloji pjanure ju pershtatet me shume?

 

Induksion

Gaz

Qeramike

Pllake e forte

Shpejtesia

****

***

***

**

Pergjigjja

*****

*****

***

*

Efikasiteti I energjise

****

****

**

*

  •  Cfar te gatuani?

Nese ju po zieni makarona ose po gatuani patate te skuqura, dhe doni qe  perimet  te qendrojne te fresketa,pjanura me gaz ose pjanura me induksion perforcues jane te shkelqyera.

 -Zgjedhni nje pjanure me iduksion nese doni te punoni me avull,te shkrini cokollate apo te gatuani ushqime te tjera qe kerkojne nje temperature precize.

 -Per te gatuar ne nje ene te madhe,ose ushqime ne madhesi te madhe, ju mund te zgjidhni midis Pjanures elektrike qeramike me zona qe shtyhen, dhe pjanurave me induksion  me nje funksion lidhes me 2 zonave te gatimit per ta bere nje te madhe.

  •   Sa e rendesishme eshte siguria?

 -Pjanurat me induksion ftohen shume shpejt dhe jane te sigurta per tu prekur pasi jane fikur.

-Per pjanurat me gaz, zgjedhni modelin me fikje automatike, ne menyre qe te fiket automatikisht percejellesi I gazit nese flaka del jashte kontrollit aksidentalisht. 

-Ju mund te zgjedhni gjithashtu nje  model pjanure elektrike e cila ka si karakteristike celesin e e sigurise per femijet.

  •  Lehtesi per tu pastruar 

  -Pjanura me induksion eshte me e thjesht  per tu pastruar sepse ajo parandalon qe te digjen copat e ushqimit dhe pikat qe bien mbi siperfaqen e saj. 

-Pjanura me gaz ne nje siperfaqe te lemuar eshte e lehte per tu pastruar se ato me siperfaqe celiku.

 -Pjanurat pa korniza jane gjithashtu te lehta per tu pastruar  ne krahasim me ata qe kane madhesi te ndryshme ku papastertite mund te grumbullohen.

 

 

Cfare duhet te dime perpara se te blejme nje pjanure?

Nje pjanure elektrike e cila eshte e ndare nga  furra  juaj lejon fleksibilitet per te menaxhuar me mire hapesiren e kuzhines tuaj. Cilen nga keto pjanura do te blinit? Induksion apo qeramike? Blerja jone koncepton opsione te ndryshme dhe funksionet e seciles.

Cfare eshte nje pianure qeramike?

  •  Pjanura me nje siperfaqe te sheshte ngrohet me lehte se pjanurat tradicionale me spirale.
  •  Pjanura qeramike permbajne spirale metalike, te cilet nxehen ne menyre elektronike nen nje xham qeramike.

Cfare eshte nje  pianure me induksion?

·         Gatimi me induksion ndryshon nga gatimi me metoda tradicionale , sepse aty nuk ka nxehje te gjeneruar nga vete pianura.

·         Elementet e spirales ne nje pianure me induksion jane shume fuqishme,me frekuence te larte elektromagnetesh, te cilat gjenerojne ne nje fushe magnetike.

·         Kur mbi kete fushe magnetike  vendoset nje ene, ajo do te nxehet. Kjo do te thote qe siperfaqja e pianures induktive te qendroje e nxehte mjaftueshem ndersa gatuan.

Kontrolli i nxehtesise

·         Te kesh kontrollin e nivelit te nxehtesise se prodhuar nga nje pjanure elektrike eshte nje nga faktoret me te rendesishem ne gatimin e vakteve te mira.

·         Sa me shume kontroll te keni, aq me e pakte do te jete mundesia qe ju te gatuani me shume sec duhet ose te digjni ushqimin tuaj.

·         Kjo eshte vecanerisht e rendesishme gjate gatimit me nje temperature te ulet, si pergatitja e salcave dhe shkrirjes se cokollates.

·         Pianura me induksion ofron nje kontroll te larte te nxehtesise.

·         Ndryshe nga pjanurat qeramike, nje pianure me induksion ofron ndryshim te menjehershem te niveleve te nxehtesise.Keshtu ju sdo te keni nevoje qe te prisni gjate qe elementi te nxehet apo te ftohet.

Cila eshte me e shpejte?

·         Elementet elektrike te spirales ne nje pjanure qeramike kerkojne kohe qe te nxehen.

·         Gjithashtu ka nje humbje nxehtesie gjate tranferimit mes pjanures qeramike dhe enes se gatimit. Kjo do te thote qe kemi nje vonese ne nxehjen e enes se gatimit.

·         Pjanurat me induksion nuk nxehen.

·         Ne vend te saj ato krijojne nje fushe magnetike, e cila nga ana e saj nxeh enen e gatimit.

·         Kjo do te thote qe pianurat me induksion mund te nxehin enen e gatimit menjehere.

·         Si rezultat pjanurat me induksion jane me te shpejta se pjanurat konvencionale.

·         Nje pjanure me induksion mund te vloje ujin afersisht per gjysmen e kohes.

Cila eshte me e sigurte?

·         Siperfaqet e nxehta mund te jene te rrezikshme per femijet dhe personat e ngathet.

·         Pjanurat qeramike prodhojne shume nxehtesi gjate gatimit.

·         Pjanurat qeramike gjithashtu permbajne mjaft nxehtesi per nje fare kohe pas gatimit.

·         Pianurat me induksion nuk nxehen.ato jane te ftohta mjaftueshem sa te preken gjate gatimit,keshtu ato jane me te sigurta se pjanurat qeramike.

Lehtesi pastrimi

·         Te dyja si pjanurat me induksion edhe ato qeramike jane te sheshta,siperfaqe te shkelqyera, keshtu asnje papasterti ose ushqim nuk mund te futet ne vende te ngushta.

·         Megjithate ngaqe pjanura qeramike eshte e nxehte, ushqimi qe derdhet mund te ngjitet ne siperfaqe.

·         Eshte e rendesishme qe te fshijme pikat e ushqimit te rena mbi pianuren qeramike menjehere ,veçanerisht sheqerin sepse ai mund te krijoje nje siperfaqe te ngurte dhe kjo e con ne nje gatim jo eficient pasi ena e gatimit nuk qendron mire mbi pianure.

Pianura me induksion nuk nxehet. keshtu nuk do te keni copa ushqimi te djegur ne siperfaqe. Pianura me induksion gjithashtu mund te pastrohet menjehere pas gatimit pasi ajo qendron e ftohte.

Efikasiteti i energjise

·         Pjanurat qeramike perdorin me shume energji se pjanurat me induksion ato kerkojne nje kohe me te gjate per te arritur temperaturen e duhur te gatimit.

·         Gjithashtu ka humbje energjie mes siperfaqes se nxehte te xhamit te qeramikes dhe enes se gatimit,  pasi nuk ka nje ngjitje perfekte mes ketyre te dyjave.

Per cfare pianure kam nevoje?

PJANURE QERAMIKE:Ju do te keni nevoje per te gatuar ne nje siperfaqe te sheshte. Kjo do te thote qe kontakti me siperfaqen e ben nxehtesine me te kontrollueshme dhe efikase.

PJANURE ME INDUKSION: Kjo kerkon nje ene te mbyllur ose te madhesise se duhur te elementeve. Enet te cilat jane shume te vogla nuk do te njihen menjehere nga elementet. Nese ena e gatimit mbivendoset mbi madhesine e elementeve, atehere ajo nuk do ndizet aty ku anet nuk e mbulojne elementin nxehes.

Cilat jane ndryshimet ne kosto?

Pianurat me induksion jane me te shtrenjta se pianurat qeramike, per shkak te opsioneve te tyre ekstra.

Cfare duhet te kemi parasysh perpara se te blejme nje celular?

Perpara se te blejme nje celular

PAMJA DHE NDJESIA

Dizajni dhe  lehtesia per ta mbajtur  janë dy faktorët më të rëndësishëm për të marrë në kondiseratë kur blini një smartphone. Më poshtë do të gjeni këshilla për një blerje më të mirë.

Pesha

Pesha e një smartphone tregohet kryesisht nga madhësia e ekranit të tij. Iphone 6 4.6 ounce, për shembull, ka një ekran 4.7-inch dhe është një prej smartphonëve më të lehtë e të hollë në treg.

Nga ana tjetër, janë phabletet me ekran të madh si Nexus 6, me një ekran 6-inch dhe peshon 6.5 ounce. Nëse ii kalojnë 6 ounces, do ta ndjeni vërtet peshën e një telefoni në xhep. Nëse mbartshmëria është e rëndësishme për ju, zgjidhni një telefon më pak se 5 ounce. 

Dizajni

Përcaktimi ii një smartphone të mirë apo të keq është subjektive, por nëse ju jeni të interesuar për cilësinë e prodhimit dhe anën estetike, kërkoni për një pajisjen me një trup uniform, qoftë ii bërë prej alumini apo polikarbonati. Disa shembuj të mire përfshijnë  Apple iPhone 6 dhe 6 Plus, dhe HTC One.

Njerëzit që preferojnë një smartphone me një bateri të zëvëndësueshme duhet të kërkojnë për një pajisje si Samsung Galaxy S5 ose Galaxy Note 4. Pamja plastike dhe ndjesia nuk janë premium, por ju do të keni mundësinë të ndërroni baterinë dhe të përditësoni softuerin . (Modeli ii ri Galaxy S6 do të ketë një dizajn metalik, pra do të heqë nga qarkullimi pjesën e pasme të ndërrueshme.)

Nëse po kërkoni për një dizajn më personal, kontrolloni Moto X, të cilin mund ta personalizoni online me të gjithë llojet e ngjyrave dhe lustrave, përfshirë dhe drurin.

MADHËSIA E EKRANIT DHE CILËSIA

Edhe pse ekranët më të mëdhenj janë në modë, ju ende mund të gjeni një shumëllojshmëri madhësish ekranesh.

Ekran ii vogël (më pak se 4.5 inch)

Ndërmjet të gjithë celularëve më të famshëm, versionet e vjetra iPhone 5s dhe 5c janë të vetmit smartphone me ekran 4-inch.  Gjithashtu edhe rezolucioni pixel është ii ulët, pra 1136 x 640. Sidoqoftë, këto iPhone panele mjaft të shndritshëm me saktësi të shkëlqyer të ngjyrave. Në treg janë smartphone të tjerë me ekrane 4 deri në 4.3-inch, por shumica e tyre janë më të lire se telefonat Android dhe Windows.  Arsyeja kryesore pse mund të blini celular me ekran të vogël eshtë dizajni kompakt.

Ekran mesatar (më pak se 5.4 inch)

Me rritjen e vazhdueshme të madhësisë së smartphonëve, është e vështirë të përcaktohet se çfarë nënkupton madhësia mesatare, por afërsisht konsiston në 4.5 deri në 5.2 inch. Këtu, mund të gjeni pajisje si iPhone 6 (4.7 inch), HTC One (5 inch), LG G3 (5.5 inch) dhe Moto X (5.2 inch). Në varësi të materialit të përdorur dhe vendosjes së butonave, një telefon në këtë kategori mund të jetë ii vështirë për tu përdorur me një dorë, por shumica janë mjaft të rehatshëm.  

Ekranet e mëdhenj/Phabletët (5.5 inch ose më shumë)

Smartphonët me ekrane më të mëdhenj se 5.5 inch, si Galaxy Note 4 5.7-inch,  përdoren m ë mirë me dy duar. Ndërkohë që për disa njerëz nuk është praktike, për ata që dëshirojnë të kombinojnë tabletin dhe celularin në një pajisje të vetme duhet të marrim një telefon të kësaj kategorie.

Cilësia e ekranit

Duhet të tregoni vëmëndje të veçantë ndaj rezolucionit të smartphone. Ekranet më të mira kanë rezolucion quad-HD ose 2560 x 1440 pixels, duke përfshirë Nexus 6 dhe LG G3. Sidoqoftë, një panel full-HD me 1920 x 1080 pixels (1080p) shfaq shumë detaje. Ekranet me 1280 x 720 pixels (720p) mund të rezultojnë në humbjen e detajeve në tekst apo imazh, por mund të jenë mjaft të mira për lojra apo opsione të tjera.  

Dy faktorë të tjerë që përcaktojnë cilësinë e ekranit janë ndriçimi dhe këndet e pamjes. Sigurohuni që smartphone të cilin do të blini ka një panel që është mjaftueshëm ii shndritshëm për të lexuar në ambjentet e jashtme në dritën direkte të diellit. Një kënd pamje ii gjerë është ii rëndësishëm gjithashtu, pasi ju duhet të keni mundësinë të ndani me të tjerët se çfarë është në ekranin tuaj dhe të luani lojra pa u zbehur ekrani kur ju e anoni celularin.

Përsa ii përket cilësisë së ekraneve LCD ose AMOLED, këto të fundit ju japing ngjyra më të sakta, ndërkohë që teknologjia më e fundit shpërndan ngjyra më të shndritshme dhe të zezë më të thellë. Është çështje preferencash personale.

ÇFARË ËSHTË BRENDA

Nga platforma e duhur në specifikimet më të mira, më poshtë gjeni disa udhëzime për karakteristikat më kryesore të një smartphone.

Sistemi Operativ

Android

Android dominon shitjet mbarëbotërore të smartphonëve – dhe për një arsye të mire. Ju do të gjeni më shumë zgjidhje se iOS ose Windows Phone kur vjen puna te dizajni, madhësia e ekranit, specifikime, aftësi dhe çmime. Plus, Androidi është një OS ii hapur, që nënkupton se është ii lehtë për tu personalizuar me aplikacione, lançime, llojin e tastjerës dhe më shumë. Disa prodhuesh Androidësh, si Samsung dhe LG, e kanë pajisur këtë software me opsione shtesë si mundësia për hapjen e shumë aplikacioneve njëherësh dhe akses më ii lehtë në cilësime.

Me versionin më të fundit të Android, 5.0 Lollipop, OS ofron një Dizajn Materiali më të sofistikuar, me cilësime të përmirësuara e të shpejta dhe Modalitet Prioritetesh për të shfaqur vetëm njoftimet nga njerëzit që kanë më shumë rëndësi. Plus, Android ofron një numër të madh në Google Play Store.  

iOS 8 

iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus kanë versionin më të fundit të sistemit operativ të Apple, ii cili ofron të gjitha llojet e risive. Ju do të gjeni një aplikacion të përmirësuar të Fotove, njoftime interaktive dhe shkëmbimin e ekranit. Plus, aplikacioni Family Sharing  ju lejon deri në 6 personave të familjes tuaj të ndajnë blerje iTunes, librash dhe aplikacionesh. 

Arsyeja më e madhe për të kërkuar një pajisje me sistem iOS është përzgjedhja e aplikacioneve.  Apple  App Store ju lejon të merrni aplikacionet dhe lojrat më të fundit përpar Android, sepse është më e lehtë për programuesit që të sinjalizojnë më pak pajisje me specifikime të njëjta. Gjithashtu celulartë iPhone gëzojnë shumëllojshmëri më të madhe aksesorësh, sepse ka më pak variacion në dizajnin e një modeli në tjetrin. 

Windows Phone 

Platforma Microsoft Windows Phone është e pajisur me ekran dinamik Start me Live Tiles. Këto pllaka ju njoftojnë menjëherë se cilat janë përditësimet të vlefshme për ju. Windows Phone tashmë përfshin një asistent dixhital Cortana, që është e ngjashme me Siri por më proaktive. Sidoqoftë, Windows 10, ii cili do të lejojë programuesit të krijojnë aplikacione për desktopin dhe ekranin e vogël në të njëjtën kohë. 

BlackBerry 

Me platformën më të fundit të kësaj kompanie, BlackBerry 10, ju mund të grumbulloni në një vend gjithçka nga emailet tek përditësimet e rrjeteve sociale. Është gjithashtu lehtësisht praktike të hapni shumë fusha në të njëjtën kohë, dhe BlackBerry ofron tastjerën më të mirë me prekje në treg. 

Proçesori 

Smartphonët janë duke u bërë gjithmonë e më shumë si kompjutera përsa ii përket fuqisë së proçesorit, por ju nuk do tju duhet ti kushtoni po aq shumë vëmëndje shpejtësisë së orës. Vini re emrin e chip, pasi do tju japë një ide për shpejtësinë dhe aftësitë e modelit të celularit. 

RAM 

Përpiquni të shmangni celularët me memorie sistemi 512MB. 1GB është mjaftueshëm për modelet me çmime të lira. 2GB është standarti për pajisjet më të shtrenjta. Por, 3GB (në celularë si Galaxy Note 4) është edhe më mirë. Vetëm një model deri tani ofron 4GB RAM , the Asus ZenFone 2. 

Memoria e brendshme 

Meqënëse disa lojra mund të zënë më shumë se 1GB — për të mos përmendur se sa foto dhe video me rezolucion të lartë përdoruesit bëjnë, ju rekomandojmë të synoni për një memorie të brendshme sa më të madhe. Minimumi në shumicën e celularëve është 16GB, por disa celularë (si Galaxy Note 4) kanë një standart prej 32GB. Ju rekomandojmë 32GB ose më shumë, ose të paktën një telefon që suporton microSD. 

KARAKTERISTIKA TË TJERA TË RËNDËSISHME 

Kamera 

Shumë smartphone janë të pajisur me kamera me 20 megapixels (ose më shumë), por kjo është vetëm një nga mënyrat për të matur cilësinë e kamerës. Tregoni vëmëndje ndaj cilësisë së imazhit, shpejtësisë së kapjes etj. iPhone 6 dhe 6 Plus, për shembull, kanë sensorë 8-MP por kapin pixel relativisht të lartë. Provojeni celularin vetë në dyqan përpara se ta blini ose shihni shembuj nga foto online. 

I rëndësishëm është dhe stabilizimi optik ii imazhit për të reduktuar turbullimin dhe për të përmirësuar performance në dritë të dobët. Ju duhet të keni mundësinë të bëni një foto të mire në ambjentet e brendshme pa qënë nevoja për të përdorur blic. Galaxy S5 dhe Galaxy Note 4 janë veçanërisht të njohur për opsionin HDR në kohë reale, që ju lejon ju ta shihni paraprakisht foton përpara se ta bëni.

 Prodhuesit e smartphone po ii kushtojnë rëndësi edhe cilësisë së kamerës së përparme, si është evidentuar nga disa modele si  HTC Desire Eye. Të dyja kamerat janë 13 MP. 

Jetëgjatësia e baterisë 

Shumë faktorë — përfshirë dhe madhësinë e ekranit, proçesorin dhe sistemin operativ – përcaktojnë sa gjatë mban karikimi ii një smartphone. Ne ju sugjerojmë çdo lloj celulari që zgjat më shumë se 9 orë me përdorim të vazhdueshëm në 4G LTE. 

Bateri e zëvëndësueshme 

Bateritë e zëvëndësueshme mund të jenë një zgjidhje optimale nëse dëshironi të ndërroni baterinë për të pasur mundësinë të përdorin më gjatë celularin e tyre. Pra nuk është nevoja të blini një telefon të ri apo të riparoni baterinë e konsumuar, kur thjesht mund ta zëvëndësoni. 

Aplikacionet dhe App Store 

Android dhe iOS ii kalojnë 1 milion aplikacione, kanë mjaftueshëm opsione për të gjitha preferencat tuaja. Windows Phone dhe BlackBerry vijnë të dytët por mjaft të qëndrueshëm si në cilësi ashtu dhe në sasi. Por shpeshherë shkarkimi dhe instalimi ii disa aplikacioneve rezulton të jetë më pak se optimalja. 

NFC 

E disponueshme në të gjitha llojet e Androidëve dhe iPhone të rinj, një chip i një fushe të afërt komunikimi, e bën më të lehtë pagesën e shërbimeve të ndryshme. Apple Pay është zgjidhja më e lehtë për tu përdodur. 

Sidoqoftë celulartë Androidë e përdorin NFC për funksione të tjera. Ju mund të lidhni dy pajisje të ndryshme një telefon dhe një boks me wireless, ose të nisni transfertën e të dhënave midis telefonëve dhe tabletëve. Apple mbështetet në teknologjinë e tij për të transferuar të dhënat midis pajisjeve iOS ii quajtur AirDrop. 

Bluetooth 

Teknologjia më e fundit Bluetooth që duhet të synoni kur të blini një smartphone është Bluetooth 4.0 me energji të ulët. Ky standart me fuqi të ulët është optimalizuar për lidhjet midis celularit tuaj dhe pajisjeve të tjera elektronike. 

Karikimi wireless 

Idea është që të vendosni pajisjen tuaj si Nexus 6 ose Droid Turbo në një pajisje karimi me wireless.  Megjithatë kjo lloj teknologjie karikimi nuk është ende aq efikase sa karikimi me kabullin ushqyes. 

Siguria me gjurmët e gishtave 

E njohur prej sensorit me prekje iPhone Touch ID, siguria e gjurmëve të gishtave në smartphone e bën më të lehtë çkyçjen e pajisjes tuaj. Ju gjithashtu mund të përdorni funksionin Touch ID për të blerë artikuj në App Store nëpërmjet Apple Pay. Smartphonë të tjerë si Galaxy S5 dhe Note 4, ii ofrojnë sensorët me gjurmët e gishtave, por zakonisht janë më të vështirë të përdoren dhe janë më pak funksionalë. 

 

Çfarë duhet të kemi parasysh përpara se të blejmë një lavatriçe.

Lavatricja eshte nje zgjedhje e mire kur ploteson disa kushte.

Pse kapaciteti ka rendësi?

Karakteristika më e rëndësishme e një makine larëse është kapaciteti i saj, i cili matet në kilogramë.

Një makinë larëse me madhësi mesatare është nga 5.5 kg në 7.5 kg, mjaftueshëm për një familje prej katër personash.

Një makinë larëse prej 8 kg do të mund të përballonte një ngarkesë prej afërsisht 40 këmishash.

Makina juaj larëse do të zgjasë me vite të tëra, ndaj planifikojeni të ardhmen tuaj dhe konsideroni ndryshimet e mundshme në madhësinë e familjes tuaj.

Makinë larëse me derë të përparme

Cilësimet dhe programet

Makinat larëse që kanë cilësime të rregullueshme larjeje dhe temperature, që ju lejojnë të lani në mënyrë të sigurt më shumë lloje veshjesh. Blini një lavatriçe që i përshtatet veshjeve tuaja.

Shpejtësi e rregullueshme e centrifugës nënkupton që ju mund të zgjidhni një shpejtësi më të lartë për kohë më të shkurtra tharjeje ose shpejtësi më të ulta për pëlhurat delikate.

Një funksion anti-rrudhë përdor një cikël special për pëlhurat e ndotura lehtë, ose nuk kryen centrifugën pas shplarjes përfundimtare. Sensorët e ngarkesës evidentojnë llojin e veshjeve, sasinë e tyre, madje dhe sasinë e ndotjes, përpara se të krijonë një cikël larjeje për t’iu përshtatur.

Sa shpejt mund të lajë?

Nëse shpesh jeni me nxitim, kërkoni kohëzgjatjen e cikleve të larjes përpara se të blini makinën tuaj larëse. Si rregull, një makinë larëse me kapak të sipërm është më e shpejtë se një me derë të përparme, që mund të kërkojë rreth dy orë, edhe pse shumë prej lavatriçeve me derë të përparme ofrojnë një cilësim për larje të shpejtë.

Makina larëse me derë të përparme

Efikasiteti i Ujit dhe Energjisë

WELS (Australia's Water Efficiency Labelling Scheme) vlerëson makinat larëse – duke përfshirë kombinimet larëse-tharëse – në varësi të sasisë së ujit që përdorin.

Etiketa shfaq një vlerësim nga 0 ne 6 yje; sa më shumë yje, aq më efikas ndaj ujit është produkti. Gjithashtu shfaq dhe konsumin e ujit (litra për larje) të produktit.

Etiketa me Yjet për Vlerësimin e Energjisë jep një vlerësim (nga 10 të tilla) të efikasitetit të energjisë së këtij modeli. Gjithashtu konfirmon konsumin vjetor të energjisë (zakonisht në kilovat orë në vit).

Në përgjithësi, një makinë larëse më efikase mund të jetë më e shtrenjtë fillimisht, por kursimet që ajo sjell janë mjaft të mëdha.

Merrni kontrollin

Sigurohuni që kontrollet e makinës tuaj larëse të jenë lehtësisht të arritshme dhe të lehta për tu kuptuar.

Makinat larëse me cmime ekonomike me shumë mundësi do të kenë kontrolle mekanike. Modelet më të shtrenjta do të kenë butona dixhitalë me prekje dhe ekranë, të cilat mund të programohen lehtësisht sipas nevojave tuaja.

Cfarë e vë atë në punë?

Motorri me i mire i një makine larëse është Oko. Vetem ne Globe mund t'i gjeni makinat larese me motorr Oko. Sigurohuni që të blini një makinë larëse me një sistem motorik që është dizenjuar për të përballuar ngarkesat e rënda.

Kontrolloni për zhurmën

Makinat larëse prodhojnë zhurma të mëdha sa më shpejt të kryejnë centrifugën. Mendoni se sa pranë ambjenteve shtëpiake makina larëse do të vendoset dhe sa silencioze ajo duhet të jetë. Ne Globe mund te gjeni lavatricet nga me silenciozet.

Kërkoni një makinë larëse që ka një sistem spërkatës për të mbrojtur kazanin nga mbështjella e jashtme. Disa modele të reja ofrojnë izolim ekstra dhe korniza të përforcuara për të reduktuar zhurmat e përdorimit. 

Mbajeni të qëndrueshme

Makinat larëse janë mjaft të rënda dhe mund të dridhen, ndaj këmbët e tyre duhet të jenë të forta dhe të gjera mjaftueshëm për të shpërndarë peshën njëtrajtësisht.

Lavatriçja duhet të jetë gjithmonë e niveluar që të punojë si duhet.

Ju duhet të kërkoni për një makinë larëse që ka këmbë të rregullueshme. Disa makina larëse kanë një opsion për korrigjimin e ekuilibrit që evidenton automatikisht ngarkesën dhe e rishpërndan atë në mënyrë të njëtrajtshme.

Nese ky artikull nuk u pergjigjet te gjitha pyetjeve tuaja, ju lutem na kontaktoni ne Tel: +355 44806 061 ose info@globe.com.al. 

Electrolux emërohet Lideri i Industrisë

Electrolux u emërua Lideri i Industrisë në RobecoSAM në shkallën e qëndrueshmërisë

Publikuar në Janar 20, 2015

Për të katërtin vit radhazi,Electrolux u klasifikua si Lideri i Industrisë së Elektroshtëpiakeve në Librin Vjetor të Qëndrueshmërisë RobecoSAM, një vlerësim vjetor i performancës së qëndrueshmërisë të kompanive.

Mbi 3,000 kompanitë më të mëdha  botërore janë ftuar për të marrë pjesë në Konkursin e  Korporatës së qëndrueshmërisë RobecoSAM . Kompania më e mirë performuese nga 59 industritë mori çmimin Lideri i Industrisë.

Me vlerësimin më të lartë ndër kompanitë e vlerësuara në Industrinë e Elektroshtëpiakeve, Electrolux  merr tre çmimet më të rëndësishme; Lideri i Industrisë, Çertifikata e Artë dhe industria Forcë Lëvizëse. Nderimi si industria Forcë Lëvizëse është i rezervuar për kompaninë që në secilën industri ka arritur përmirësimin më të lartë proporcional në performancën e saj të qëndrueshmërisë.

“RobecoSam është një prej vlerësuesve më të mëdhenj botërorë të performancës së qëndrueshmërisë së kompanive.  Ne jemi shumë krenarë të mbesim Liderët e Industrisë midis kësaj konkurrence kaq të fortë,” tha Henrik Sundström, Zv. Presidenti  në Çështjet e qëndrueshmërisë së Electrolux. “Është një afirmim që Electrolux ka qënë i suksesshëm në integrimin e qëndrueshmërisë në biznes, por duhet të vazhdojmë të zhvillohemi. Aktualisht jemi duke përditësuar strategjinë tonë të qëndrueshmërisë për tu siguruar që ne mund të menaxhojmë në mënyrë të suksesshme sfidat me të cilat industria e pajisjeve do të përballet në të ardhmen.”

RobecoSAM pohoi në librin vjetor që i ka matur kompanitë bazuar në performancën e tyre të qëndrueshmërisë në tre dimensione: ekonomik, mjedisor dhe social.

 “Novacioni, cilësia & shërbimet, dhe markat janë faktorët kryesorë diferencues për kompanitë e suksesshme në industrinë e pajisjeve elektroshtëpiake. Si rrjedhojë, kompanitë lidere menaxhojnë në mënyrë active çështjet e sigurisë dhe ambientit gjatë gjithë ciklit të jetëgjatësisë së produktit,” tha kompania.

 

GLOBE dhuron për IPS 28.06.2014

Miqtë e Shërbimit Social në veprim- GLOBE dhuron për IPS 28.06.2014

 GLOBE iu bashkua kësaj nisme me dhurimin e pajisjeve elektroshtëpiake që do të shkojnë për Qendrën Polivalente të të Moshuarve Poliçan, Shtëpinë e të Moshuarve Tiranë, Qendrën Tranzitore të Emergjencave dhe Qendrën Kombëtare Pritëse për Viktimat e Trafikimit. Shtresat në nevojë janë përparësi e politikave tona dhe Shërbimi Social Shtetëror është institucioni i duhur për të realizuar këtë mbështetje. Jemi të kënaqur nga bashkëpunimi që do të vazhdojë edhe në të ardhmen si pjesë e rrjetit « Miqtë e Shërbimit Social ».

Rrjeti i dyqaneve GLOBE kërkon të punësojë Perkthyese në Departamentin e Marketingut:

 Kërkesat e vendit të punës:

·         Të dijë shumë mirë gjuhën Angleze dhe Italiane, (perkthim dokumentacioni dhe  manualesh);

·         Të dijë të përdorë programet bazë kompjuterike;

·         Të jetë e shkathet, këmbëngulëse;

·         Të jetë komunikuese dhe e aftë për të punuar në grup;

·         Të ketë arsim të lartë,

·         Mosha nga 22 – 30 vjeç;

 

Të gjithë të interesuarit që i plotësojnë këto kërkesa mund t’i dërgojnë CV-të me fotografi në adresën e-mail info@globe.al deri ne dt 25 / 02 /2016

Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni.

CV të cilat nuk do të kenë të përcaktuar pozicionin për të cilin aplikojnë, nuk do të merren në konsideratë.